Site icon Telegrafi

Mjeku: Reduktoni kripën në 5 gramë në ditë, shpëtoni nga sëmundjet

Mjeku Alban Ylli tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se reduktimi i kripës në 5 gramë në ditë do të na shpëtonte nga hipertensioni dhe sëmundjet cerebrale.

“Nëse do të ulnim kripën në nivelet 5 gramë në ditë për person ne do të kursenim me mijëra vite jete të shëndetshme në Shqipëri, edhe miliona në botë. 5 gramë është rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, u shpreh Ylli.

Ai tha se janë disa vende të rralla në Evropë që konsiderojnë se 5 gramë janë shumë dhe është e pamundur ta ulin, por sidoqoftë është arritur një konsensus.

Me këtë metodë në Shqipëri kursehen 2000 vite jetë të shëndetshme. /Telegrafi/

Exit mobile version