Ky është momenti rrëqethës kur një paciente përfshihet nga zjarri gjatë trajtimit me mjekësi alternative në Tajlandë, ku si pasojë pësoi djegie të shkallës së tretë.
Modelja e cila është identifikuar vetëm në nofkën Game, kishte shkuar në një klinikë për të provuar trajtimin e nxehtësisë të cilit “Thai” të quajtur Phao Ya, që përfshin peshqirin e ndezur të vendosur në bark, me shpresën se do ta ndihmojë me sëmundjen digjestive, transmeton Telegrafi.
Në pamjet amatore, ajo duke fillimisht shumë e relaksuar duke biseduar me asistentët, dhe buzëqeshte derisa qëndronte e shtrirë në shtrat e mbuluar me peshqir që ishte lyer me disa vajra.
Megjithatë, kur “mjeku” kur përdori qiriun për ta ndezur vajin në peshqir, zjarri u shpërnda në tërë trupin dhe bëri që ajo të kaplohet nga paniku.
Videoja shfaq Game duke bërtitur nga dhimbjet kur ndjen zjarrin në lëkurë. Pavarësisht se u shtri në dysheme dhe tentonte të fikte zjarrin, ajo pësoi djegie të shkallës së tretë. /Telegrafi/