Një person (i mitur) e ka detyruar një të mitur tjetër që t’i jap para.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:10, në rrugën “Adem Jashari”, në Han të Elezit.
Po ashtu bëhet e ditur se viktima të dyshuarit i ka dhënë disa herë para në vlerë nga 1-10 euro.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, ka detyruar viktimën mashkull kosovar i mitur që t’i japë para. Viktima, të dyshuarit i ka dhënë disa herë para në vlerë nga 1 € deri në 10 €”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/