24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan ka marrë një telefonatë nga ana e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Shefi i Athinës zyrtare shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.
Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan u bë ditën e dielë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, që për besimtarët ortodoksë përkon me të dielën e dytë të Kreshmës.