Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Mitrovicë.
Dyshohet se persona të panjohur janë futur në një banesë dhe kanë vjedhur kasafortën që përmbante një shumë të konsiderueshme parash.
Pas kryerjes së veprës, autorët janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e autorëve. /Telegrafi/