Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Mitrovicë.
Një vajzë në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë, ka konsumuar sasi të mëdha të barnave dhe dyshimet e para janë se ka tentuar vetëvrasjen.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar për Telegrafin, se rasti po konsiderohet si vetëvrasje në tentativë.
“Është raportuar se si pasojë e përdorimit të tepërt të medikamenteve tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër kosovare. Me autorizim të prokurorit hetuesit policorë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale – vetëvrasje në tentativë”, ka thënë Zahiti.
Njësitet relevante kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit derisa pacientja është dërguar për trajtim mjekësorë./Telegrafi/