Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë është arrestuar e dyshuara femër serbe pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull serb- ish bashkëshortin e saj.
Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.