Tash e dy vjet në qytetin e Mitrovicës mbahet festivali i mahnitshëm i xhazit “Mitrovica International Jazz Days”, i cili përmes dy edicioneve të suksesshme ka arritur që të bashkojë të rinj nga qyteti e rajoni.
Vullnetarët në këtë festival kanë një rol të rëndësishëm.
Ata kanë treguar përmes mesazheve të shkurtra eksperiencat e tyre, si dhe kanë ftuar të rinjtë që të jenë pjesë e edicionit të tretë përmes mesazheve inspiruese.
Rreth përvojës së marrë nga ky festival ka treguar më shumë detaje një ndër vullnetaret Ëmbla Dana.
“Eksperienca ime si staf vullnetar ka qenë një ndër ato më të bukurat, për shkak të energjisë pozitive si nga ana e artistëve, ashtu edhe nga stafi vullnetar”, tha ajo.
Nga ana tjetër, vullnetarja Agnesa Mulliqi dha një mesazh mjaft të këndshëm për të rinjtë që dëshirojnë të marrin pjesë në edicione të tjera.
”Një mesazh që do të jepja për të rinjtë që dëshirojnë të merren me punë vullnetare, është që ta provojnë të paktën një herë në jetë. Kjo për arsye që mund të iu ndihmojë të krijoni eksperiencë, si dhe të takoni njerëz të rinj”, u shpreh ajo.
Edicioni i dytë kishte një veçanti pasi kishte në fokus gratë që janë të suksesshme në industrinë e muzikës xhaz, por jo vetëm.
Festivali gjithashtu synon që përmes zhanrit të muzikës xhaz të rikthejë sadopak frymën e vjetër të kulturës që ka pasur dikur qyteti i Mitrovicës, dhe këtë gjë ka arritur që ta përmbushë mjaft mirë përmes dy edicioneve shumë të suksesshme. /SaraMulliqi/