Ish-modelja dhe Miss Guatemala është qëlluar nga pas në kokë, në mes të ditës në qendër të qytetit.
Rosa Otilia Ramirez, 32-vjeçe, është vrarë gjatë 19 janarit në Guatemala, derisa po kthehej në shtëpi pasi e kishte dërguar të bijën në shkollë, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet e fundit të jetës së ish-modeles, e cila qëllohet nga pas me revole nga një vrasës i maskuar që po e ndiqte tinëzisht.
Ai shihet duke e nxjerrë revolen nga brezi dhe pa u menduar dy herë i afrohet dhe e qëllon në kokë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Derisa trupi i pajetë i Ramirez qëndronte në trotuar, shoferët e veturave as që e merrnin mundin të ndalen dhe të shikojnë se çfarë ka ndodhur.
Pamjet rrëqethëse janë publikuar nga mediat në Guatemalë, derisa policia u bën thirrje qytetarëve që t’i informojnë nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vrasësin.
Policia beson se vrasësi e njihte Ramirezin, dhe ekzistojnë gjasa të mëdha që të jetë “krim i kryer nga pasioni”, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë emër. /Telegrafi/