Nëse doni mish të pjekur qengji, provoni këtë recetë.
Përbërësit:
▪ 1,2 kg gjoks qengji,
▪ 1,2 kg patate,
▪ 2 karota,
▪1 qepë,
▪½ rrënjë selinoje,
▪3 thelpinj hudhre,
▪ 1 dl verë të bardhë,
▪rozmarinë
▪spec i kuq i bluar,
▪vaj,
▪ kripë,
▪piper.
Përgatitja:
Gjoksin e qengjit priteni në pjesë të njëjta, qitni në një enë, hidhni spec të kuq të bluar, kripë, piper, thelpinjtë e shtypur të hudhrës, fletët e rozmarinës dhe qitni pak vaj.
Të gjitha bashkë përzieni mirë dhe qitni në fund të enës rezistuese ndaj zjarrit.
Me të njëjtat erëza dhe në të njëjtën mënyrë në enë të veçantë qitni pataten e prerë në copë të mëdha, qepën, karotën dhe selinon.
Me këto perime mbuloni mishin dhe të gjithave qitni verën.
Lini të piqen në furrën e nxehur, në nivelin e poshtëm, në 200 gradë, përafërsisht gjysmë ore.
Mishin zhvendoseni mbi perime dhe piqeni edhe për dyzet minuta, transmeton Telegrafi.