Sulmuesi i Rubinit, Mirlind Daku e ka takuar idhullin e tij sulmuesin bullgar Dimitar Berbatov, ku ka postuar edhe një foto me të.
Të dy u takuan në një kamp stërvitor në Turqi. Sulmuesi i famshëm bullgar nuk e njohu lojtarin e klubit të Kazanit, por gjithsesi ata patën një bisedë të ngrohtë në hollin e hotelit.
“Po, ndoshta ai nuk më njeh. Berbatov ndoshta shikon shumë futboll dhe studion shumë lojtarë. Është tepër e vështirë të kujtosh të gjithën. Shpresoj që pas këtij takimi të më njohë patjetër”.
“Ishte kënaqësi të flisja me të, sepse unë jam një tifoz i vërtetë i Manchester United përgjithmonë. Unë i kam ndjekur ndeshjet e tyre që nga fëmijëria dhe kam ndjekur lojën e Berbatov”.
“Prandaj ishte një kënaqësi e veçantë ta takova personalisht”, tha Daku në emisionin “Të huajt tanë” në kanalin Match Premier.
Berbatov është një futbollist i shquar bullgar që ka luajtur si sulmues. Ai luajti për Bayer Leverkusen, Tottenham dhe Manchester United.
Dimitar u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares bullgare dhe ishte kapiten i saj për shumë vite. Më 19 shtator 2019, Berbatov zyrtarisht njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli. /Telegrafi/