Mirlind Daku e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën tek Rubin Kazan, duke shënuar gol dhe duke asistuar në barazimin 2-2 ndaj Lokomotivës së Moskës.
Sulmuesi ka realizuar në ndeshjen e parë të tij zyrtare duke gjetur rrjetën që në minutën e 3-të pas një goditje të bukur me kokë.
Realisht ajo ishte prekja e parë e topit për sulmuesin, që shënoi në xhiron e parë.
ДАКУУУУУУУУ! ВОТ ЭТО ДЕБЮТ! 🔥🔥🔥
Забивает Мирлинд после подачи Рожкова ⚡️ pic.twitter.com/UzrbihT44Y
— «Рубин» Казань (@fcrk) July 22, 2023
Edhe në pjesën e dytë, Daku nuk u ndal dhe u bë sërish protagonist.
Ai këtë herë duke dhënë asistimin për golin e dytë të skuadrës së Rubin Kazan, i cili u shënua nga sulmuesi Joel Fameyeh.
Дааааааааааа! Фамейе выводит нас вперёд 🔥
Как же элегантно разобрался Джоэль после передачи от Даку 👏🏻 pic.twitter.com/iRtmfUwZjm
— «Рубин» Казань (@fcrk) July 22, 2023
Daku luajti për 75 minuta në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Rubin Kazan dhe kjo nuk e pengoi të shpallej lojtar i ndeshjes me vlerësim 8.3 nga SofaScore.
Ky mund të quhet një debutim ëndrrash për sulmuesin që para disa javësh kaloi te Rubin Kazan nga Osijek për mbi 1 milion euro. /Telegrafi/