Vicky Balch e cila ka humbur njërën këmbë, gjatë një aksidenti në park lojërash, është bërë pjesë e pasarelës në kuadër të Javës së Modës në Londër.
Modelja 22-vjeçare është mirëpritur nga të pranishmit dhe ka marrë komente pozitive, për shkak të paraqitjes së përkryer, megjithëse ka njërën këmbë protezë, transmeton Telegrafi.
Angazhimi i saj, është bërë që të hiqen paragjykimet dhe njerëzit me nevoja të veçanta të konsiderohen normal si të tjerët. /Telegrafi/
https://youtu.be/kWmhUhumFp0