Site icon Telegrafi

“Më mirë do të vendos trajnerin e portierëve të Man Utd se sa Rashfordin” – Amorim ‘godet’ yllin e madh anglez 

Ruben Amorim e pranon se është i pakënaqur për mënyrën se si Marcus Rashford punon në stërvitje.

Amorim bëri deklarata të forta pas fitores së Man Utd ndaj Fulham si mysafir me rezultat 1-0.

“Është gjithmonë e njëjta arsye. Stërvitja. Mënyra se si unë e shoh një futbollist dhe se si ai duhet të bëjë në jetë. Është çdo ditë, çdo detaj”.

“Nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë nuk do të ndryshoj. Është e njëjta situatë për çdo lojtar, nëse bëni maksimumin dhe gjërat e duhura, ne mund të përdorim çdo lojtar”.

“Ju mund të shihni në stol na mungon pak ritmi në stol. Por unë do të vendos [ trajnerin e portierit të Man Utd, Jorge] Vital përpara një lojtari që nuk jep maksimumin çdo ditë”, deklaroi Amorim.

Lexo po ashtu Vendos goli i Martinez, Man United triumfon ndaj Fulhamit

Rashford nuk ka luajtur për Man United që nga 12 dhjetori.

Ai mund të largohet nga klubi në këtë afat kalimtar, me Barcelonën që thuhet se ka marrëveshje personale me lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version