Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë.
Pro këtij Projektligji ishin 61 deputetë, kundër ishin 4 deputetë dhe 13 deputetë abstenuan.
Me ndryshimet që i janë bërë këtij ligji, nga pesë bashkësi fetare në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia e Besimit Hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore, i është shtuar edhe një bashkësi fetare, ajo e Tarikateve të Kosovës.
Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj në fillim të seancës kërkoi nga deputetët të mbështesin këtë Projektligj.
Ai tha se ndryshimi i Ligjit për Lirinë Fetare i nevojshëm për anëtarësim në UNESCO.