Site icon Telegrafi

Miratohet në Kuvend Ligji për Banimin e Përballueshëm dhe Social, Aliu: Njëri prej zotimeve kyçe të Qeverisë

Sot, u votua edhe në lexim të dytë duke e miratuar përfundimisht ligjin për Banimin e Përballueshëm Social.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se ky projekt ka qenë njëri prej zotimeve kyçe të Qeverisë.

“Banimi i përballueshëm nuk ka ekzistuar as si ide e as si projekt më parë. Andaj, gjithçka kemi nisur nga zeroja që nga konceptimi fillestar, fizibiliteti për të kaluar tash së fundmi në aplikimin e komunave e deri te hapja e tenderit për ndërtimin e banimeve të para”, ka deklaruar Aliu.

“Po fillojmë shumë shpejtë me 4 komuna e 9 të tjera janë në radhë”, ka deklaruar tutje ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./Telegrafi/

Exit mobile version