Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë kësaj jave ka vizituar kompaninë prodhuese FASAL.
Gjatë takimit me drejtuesit e kompanisë është diskutuar gjerësisht rreth strategjisë së FASAL dhe strategjisë së eksportit.
Ministrja Hajdari dhe zyrtarët që e shoqëronin vizituan ambientet e punës, ku bashkëbiseduan me punëtorët e kompanisë FASAL.
“Ministrja u shpreh tejet e kënaqur me atmosferën e punës, shumëllojshmërisë së makinerive më inovative, mjeshtërisë dhe rreth gamës së produkteve tona”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Ministrja tregoi interes të madh rreth arritjeve tona në eksport, rreth partneriteteve tona ndërkombëtare dhe shtrirjet tona në territore të reja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/