Site icon Telegrafi

Ministrja Gexha dhe komandanti i KFOR-it apelojnë për vaksinim dhe zbatim të masave kundër COVID-19

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka pritur në takim komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Ferenc Kajari.

“Ajo i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin e KFOR-it në mbështetjen e vazhduar ndaj komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19. U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ministrja Gexha dhe Gjeneralmajori Kajari kanë vlerësuar se vaksinimi kundër COVID-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version