Ministria ukrainase e Mbrojtjes është deklaruar në Twitter lidhur me dezinformatat që po i përhap Rusia.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia në krye me Vladimir Putinin përhap dezinformata, e rasti më i fundit është ai për ushtarët ukrainas, transmeton Telegrafi.
“Pranverën e kaluar, propaganda ruse për pëllumbat ukrainas të modifikuar gjenetikisht. Tani, teoritë e konspiracionit rreth ushtarëve “të klonuar” ukrainas. Më pas do të jenë “superushtarët” të modifikuar gjenetikisht në laboratorë biologjikë sekretë. Kapiten Ukrainë? Jo. Çdo ushtar në forcat e armatosura të Ukrainës është një superhero”, thuhet në njoftimin e ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.
Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Rusia ka tentuar që përmes dezinformimit të “fitojë” luftën, por një gjë të tillë nuk e ka arritur deri më tani.
Madje imagjinata e shfrenuar e rusëve shkon aq larg, sa që Kremlini thotë se Kievi po modifikon gjenetikisht në laborator ushtarë. /Telegrafi/
Last spring, russian propaganda about genetically-modified Ukrainian pigeons. Now, conspiracy theories about “cloned” Ukrainian soldiers. Next will be “super soldiers”genetically modified in secret biolabs.
Captain Ukraine? Nope. Every soldier of 🇺🇦 Armed Forces is a superhero.— Defense of Ukraine (@DefenceU) December 4, 2022