Nga Ministria e Drejtësisë kanë reaguar ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit në lidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike duke theksuar se nëse dëshiron OBRM-PDUKM të merr pjesë në proces, le të përgatis amendamente të këtij teksti.
“Ligji për Prokurorinë Publike është përgatitur për një kohë të gjatë në Ministrinë e Drejtësisë, nga grupi punues në të cilën kanë marrë pjesë edhe ekspertë vendor, opinioni shkencor, prokurorët publik, por edhe ekspertët e huaj dhe madje edhe prokurorët e huaj publik, të cilët kanë dhënë sugjerime dhe mendime për çështje të caktuar lidhur me ligjin. Ligjin ende është në tavolinë dhe nëse OBRM-PDUKM dëshiron të merr pjesë në proces, atëherë le të përgatis amendamente të këtij teksti, gjithçka tjetër do të ishte alibi për mos miratimin e ligjit”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Mickoski sot kërkoi që profesorë dhe ekspertë të përgatisin zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike të cilën, siç tha ai, do ta përkrahnin pa rezervë.
Mickoski tha gjithashtu se është i papranueshëm Ligji aktual për Prokurorinë Publike, pasi sipas tij, është i njëanshëm dhe në kundërshtim me mendimet e ekspertëve./Telegrafi/