Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, sot Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon ceremoni solemne, ku ministri Arsim Bajrami do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit.
Sipas njoftimit të ministrisë, mirënjohje do të marrin edhe mësimdhënës të dalluar nga komunat e Kosovës.