Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në një deklaratë për “Fokus” u shprej se ish-drejtori i një klinike të Shkupit, një pronar i një kompanie dhe ish-shefi i kabinetit, Meriton Civuli janë ata që kërkojnë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit.
“Çfarë të komentoj për tre persona ambiciozë për tenderë”, deklaron për “Fokus” ministri Sali, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kujtojmë se sot anëtarë të partisë Alternativa kërkuan nga kryetari Afrim Gashi të mundësojë shkarkimin e ministrit për shkak se nuk ka punuar ashtu si duhet në këtë dikaster.
““Tash e disa muaj është i njoftuar edhe kryetari i partisë, z. Afrim Gashi, i cili akoma asgjë nuk ka marrë në këtë drejtim. Andaj apelojmë deri tek kryetari i partisë, komfor kompetencave që ka dhe obligimeve me të cilat e obligon statusi i partisë, që në afat prej 10 ditëve të inicioje shkarkimin e ministrit përndryshe, përgjegjësia për hapat e mëtutjeshme, dëmet dhe pasojat në parti do të bien ekskluzivisht mbi të”, tha më herët Meriton Civuli nga Alternativa duke shtuar se në kërkesën e tyre janë nënshkruar 11 persona.