Një ministër izraelit ka reaguar ndaj Sir Keir Starmer pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e kërcënoi se do ta sanksiononte atë dhe një nga kolegët e tij për komente “të neveritshme” në lidhje me luftën në Gaza.
Itamar Ben-Gvir, i cili është ministër izraelit i sigurisë kombëtare dhe anëtar i partive ultranacionaliste të ekstremit të djathtë, u tha mediave izraelite se kërcënimet e kryeministrit britanik “nuk më trembin”, shkruan skynews.
Ai u tha mediave izraelite “ashtu si përpara krijimit të shtetit hebre, britanikët punonin për ta bërë atë të pamundur, tani ata vazhdojnë ta bëjnë këtë pas krijimit të tij në mes të një lufte ekzistenciale”.
Ben-Gvir shtoi se “ata nuk më trembin mua dhe unë do të vazhdoj të veproj në përputhje me interesat supreme kombëtare të shtetit të Izraelit vetëm dhe për popullin e vendit”.
Sir Keir i tha Dhomës së Komunave më herët sot se qeveria britanike po “shqyrton” mundësinë e vendosjes së sanksioneve kundër ministrit të financave, Bezalel Smotrich, i cili, së bashku me Ben-Gvir, janë mbështetës të zëshëm të kolonizimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
Ndryshe, SHBA-ja tashmë ka sanksionuar individ dhe kompani që mbështetin kolonizimin e tokave palestineze në Bregun Perëndimor. /Telegrafi/