Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nuk janë kundër rritjes së paga minimale, por nëse kjo ndodhë, sipas tij, duhet të krijohen kushtet ligjore.
Në mbledhjen e Qeverisë, ai deklaroi se ndryshimi i ligjit për pagën minimale në sektorin privat, duhet të bëhet sipas ligjit.
“Ministria e Financave, nuk është kundër ngritjes së pagës minimale. Ministria e Punës dhe Mirëqenës sociale duhet të merret me këtë. Kjo nuk është çështje vullneti, është çështje ligjore. Pa u kriju kushtet ligjore, nuk mund të bëhet asgjë. Ministria e Financave insiston me forcë që të zbatohet ligji”, tha Hamza, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka deklaruar se duhet të bëhet kujdes me ngritjen e pagës minimale në sektorin privat. Sipas tij, nuk mund të rregullohet sektori privat, dhe të dëmtohet buxheti i shtetit. /Telegrafi/