Site icon Telegrafi

Ministri i Brendshëm ukrainas: Situata serioze, por stabile

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy, ka folur për BBC, ku është pyetur nëse vendi i tij po përgatitet për sulme më të fuqishme nga Rusia në Ukrainë – përfshirë Kievin dhe qytetet e tjera.

“Çdo ditë presidenti më pyet, çdo ditë koordinojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë se çfarë po ndodhë – dhe çdo herë i kthejmë përgjigjen se situata është serioze, por stabile”, tha Monastyrskyy, transmeton Telegrafi.

“Po, natyrisht, çdo ditë armiku e më shumë po dërgon forca. Por ushtria jonë me një fjalë po shkatërron gjithçka që po arrin në Kiev. Kryeqyteti jonë mbetet cak i sulmeve kryesore”, shtoi ministri i Brendshëm ukrainas.

Ai madje ka theksuar se po bëhen gati për çdo skenar, përfshirë ndonjë në Kiev. Sipas tij, aty është mbrojtja territoriale, forcat armatosura, Garda Nacionale dhe policia që do të reagojnë menjëherë.

“Po krijojmë grupe mobile për vëzhgimin dhe kapjen e sabotuesve. Kemi afro 100 grupe të tilla aktive në Kiev, varësisht nga dita”, shtoi Monastyrskyy. /Telegrafi/

 

Exit mobile version