Një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian do të zhvillohet nesër në Bruksel për gjetjen e një përgjigjeje evropiane pas atentateve që përfshinë dje kryeqytetin belg.
Presidenca holandeze e radhës e BE-së e bëri njoftimin për këtë takim të paparashikuar në llogarinë e saj në Twitter.
Takimi do të fillojë në orën 15 në Bruksel dhe në të do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve të unionit, transmeton kp.
Të paktën 31 persona humbën jetën dhe 270 të tjerë u plagosën pas atentateve në aeroportin dhe në metronë e Brukselit.