Mos nguroni të nisni nga puna, për t’i shijuar sa më parë!
Përbërësit:
– 450 g mish të bluar (më mirë mish i përzier),
– 1 qepë e madhësisë mesatare,
– 450 g lakra turshi, të kulluara mirë,
– 220 g djathë krem,
– 2 filxhan thërrmija buke me erëza,
– 1 vezë.
Përgatitja:
1. Në vaj fërgoni qepen e grirë dhe mishin e bluar derisa mishi të fërgohet mirë (rreth 10 minuta). Mishin e fërguar kullojeni dhe lëreni anash.
2. Mishit shtoni lakrën e grirë imët dhe të kulluar dhe djathin krem. Të gjitha përzieni mirë. Mbuloni përzierjen dhe mbajeni në frigorifer rreth 2 orë.
3. Në një enë të vogël tundni dy vezë, ndërkaq në tjetrën qitni thërrmijat e bukës të bëra me mëlmesa sipas dëshirës. Nga përzierja me lakër dhe mish të bluar formësoni qoftet dhe rrotulloni në vezët e tundura, pastaj në thërrmija buke dhe rendisni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje.
4. Piqni qoftet në furrë shporeti të ngrohur në temperaturë 180 gradë rreth 15 minuta derisa të skuqen mirë.
Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.