Këngëtarja atraktive shqiptare, Mimoza Shkodra, ka publikuar së fundmi një hit të ri të saj dhe ka qenë e angazhuar në koncerte.
Bukuroshja përkundër angazhimeve të shumta dhe këngëve hit që i lanson, ka një përditshmëri krejt tjetër në Zvicër.
Edhe pse e konsoliduar si një nga yllet më të mëdha të muzikës pop folk, përditshmëria e saj është e zakonshme dhe larg nga luksi e jeta e shfrenuar.
Në një foto që ka publikuar Prive, Mimoza shihet duke punuar në një barnatore si farmaciste, profesion për të cilin ka edhe të kryer shkollimin përkatës.
Së fundmi Mimoza po shijon momentet më të mira të jetës së saj private.
Ajo është në një romancë me Seldi Qalliun, këngëtarin e njohur me të cilni publikoi edhe projektin e fundit.
“Dashni” është projekti i fundit i Mimozës me Seldin që ka afro shtatë milionë klikime. /Telegrafi/