Besiktasi barazoi me Samsunsporin (1-1), rezultat që shkaktoi shkarkimin e trajnerit Fernando Santos nga klubi turk.
Skuadra bardhezi njoftoi portugezi nuk do të jetë më në krye të skuadrës, duke u zëvendësuara për ndeshjet e mbetura.
“Ne kemi ndarë rrugët me trajnerin Fernando Santos. Falënderojmë Santosin për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në jetën e tij. Serdar Topraktepe do të jetë përgjegjës teknik i ekipit tonë të futbollit A deri në fund të sezonit”, thuhet në komunikatën e klubit turk.
Kulübümüzden Açıklama
Teknik Direktör Fernando Santos’la yollarımızı ayırmış bulunmaktayız.
Santos’a hizmetlerinden dolayı teşekkür eder, bundan sonraki hayatında başarılar dileriz.
Futbol A Takımımızın Teknik Sorumluluğunu sezon sonuna kadar Serdar Topraktepe yapacaktır.… pic.twitter.com/7ila8TdGHw
— Beşiktaş JK (@Besiktas) April 13, 2024
Fernando Santos kishte 16 ndeshje në krye të bardhezinjve, ku mori 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje.
Tifozët e Besiktasit kërkuan dorëheqjen e trajnerit Fernando Santos gjatë ndeshjes me Samsunspor.
Te Besiktasi luajnë dy shqiptarët, Milot Rashica dhe Ernest Muçi, që llogariten si lojtarët kryesorë të skuadrës. /Telegrafi/