Site icon Telegrafi

Milot Rashica asiston në fitoren që ia mundësoi Galatasarayt të shpallet kampion i Turqisë

Galatasaray është shpallur kampion i Superligës së Turqisë, pas fitores 4-1 ndaj Ankaragucu në kuadër të javës së 36-të.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Mauro Icardit, ndërsa Milot Rashica ishte asistuesi.

Por, vendasit i barazuan shifrat me golin e Milson (16’), ndërsa Antayali ishte në rolin e asistuesit.

Mirëpo, sulmuesi argjentinas e riktheu epërsinë e Gallatës, me golin e tij të dytë në ndeshje që u realizua në minutën e 38-të.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga mysafirët, që shënuan dy gola të tjerë.

Në minutë e 73-të, Burak Yilmaz u asistua prej Akturkolgu, për rezultatin 3-1.

Pesë minuta më vonë, Sergio Oliveira shënoi të katërtin, ndërsa Akturkolgu ishte sërish asistuesi.

Galatasaray arkëtoi 82 pikë, pesë më shumë se Fenerbahce, për t’u shpallur kampion në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/

Exit mobile version