James Milner ka zbuluar se Lionel Messi e quajti atë “gomar” në tunelin e stadiumit gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Milner, i cili mund të kuptojë spanjollin, kishte një grindje me Messin në ndeshjen e parë të zhvilluar në Camp Nou.
Ylli argjentinas ishte i nervozuar me Milnerin për duelet ndaj tij dhe pas përfundimit të pjesës së parë edhe e ofendoi duke shprehur zemërimin ndaj tij.
This is a challenge that happens all the time. Yes it’s s foul, but the ref did not award milner a free kick. Completely different a punch in the head. Look at #Messi reaction. pic.twitter.com/Wbo8TU5Hp0
— Colin Tan (@colintan18) May 3, 2019
Në pushim pas pjesës së parë, Messi e takoi mesfushorin anglez dhe e quajti gomar, teksa ia kujtoi edhe një rast kur e dribloi me topin mes këmbëve.
“Ai nuk ishte i lumtur, po më fliste ashpër në spanjisht duke hyrë në tunel pas pjesës së parë. Ai më quajti ‘burro'”, ka thënë fillimisht Milner për Daily Mail.
“Burro përkthehet si gomar, por unë mendoj se është përdorur edhe në futbollin spanjoll si një term i përgjithshëm për dikë që të ndërhyn shpesh”.
“E pyeta nëse ai ishte në rregull. Nuk mendoj se ai e dinte se e kuptoja spanjishten e tij”.
— marcos wharton🇺🇸🇹🇹 (@marcoswharton15) May 6, 2019
“Ai tha: “Më bëtë faull, për shkak se unë ju futa topin mes këmbëve”. E lash atë në atë pikë dhe shkoi në zhveshtore”.
“Unë kam vetëm admirim për të. Ai ka fituar të drejtën për të thënë atë që do. Gjërat që ai bëri në atë lojë, gjërat që ai e ka bërë gjithë karrierën e tij, e bën atë të vështirë të luash kundër ti”, përfundoi Milner. /Telegrafi/