OBRM-PDUKM është e kënaqur që ka pranuar iniciativën për seancë publike, ku ekspertët kanë shprehur mendimet e tyre për Ligjin për Prokurorinë Publike, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski pas takimit për Ligjin për Prokurorinë Publike.
“Meqenëse nuk mundëm të arrijmë marrëveshje se cili argument ligjor është më i fortë, ne vendosëm që Ministrisë së Drejtësisë t’i propozojmë vërejtjet të cilat ekspertët i dorëzuan në lidhje me versionin e punës, me afro 25 anëtarë. Shumica e tyre e vlerësuan tekstin e punës si jo të plotë, me të metë dhe si një tekst që ka nevojë për përmirësim në mënyrë që të kemi Prokurori efektive ”, tha Milloshoski.
Deputeti thotë se nuk kanë ndërmend të bëhen më ekspertë sesa ata që folën dhe i bënë thirrje ministres Deskoska bazuar në këto vërejtje të ekspertëve të hartojë tekstin e Ligjit.
“Nëse shkojmë të politizojmë vetë amendamentet, mundësitë për një konsensus do të jenë më të ulëta. Nëse ndjekim parimin e përmirësimit të tekstit, mundësitë për një konsensus do të jenë më të mëdha. Shpresojmë që Ministria të jetë në nivelin e detyrës, të kontaktojë ekspertët dhe të përmirësojë tekstin e ligjit”, shtoi Milloshoski./Telegrafi/