Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, është i bindur se provimi i jurisprudencës i djalit të Talat Xhaferit, Barlet Xhaferi, të cilin e ka dhënë para përfundimit të shkollimit, mund të anulohet në bazë të nenit 124 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.
“Zgjidhja e këtij skandali juridiko-politik me B. Xhaferi qëndron në zbatimin e nenit 124 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ku konstatohet se shpallet i pavlefshëm një akt administrativ i cili me ekzekutimin e tij mund të shkaktojë vepër të dënueshme sipas Kodit Penal dhe ligjeve të tjera dhe që përmban një parregullsi, e cila sipas disa dispozitave të shprehura statutore parashikohet si shkak i pavlefshmërisë”.
“Në rastin konkret, certifikata e dhënies së provimit të jurisprudencës i lëshohet B. Xhaferi është akt administrativ”, thotë Milloshoski.
Ndryshe, ditë më parë u publikua lista e personave të cilët do të jenë prokuror dhe gjykatës të ardhshëm në RMV, ndërsa në atë listë ishte edhe djali i Talat Xhaferit.
Ky i fundit u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë, ndërsa tha se edhe fëmijët e tij i gëzojnë të drejtat sikur të gjithë qytetarët tjerë./Telegrafi/