Site icon Telegrafi

Millanov: Ligji për amnisti është kundërthënës dhe problematik

Avokati Elenko Millanov, i cili përfaqëson tre të akuzuar në lëndët për ngjarjet e 27 prilli, sot tha se Ligji për amnisti që u votua dje në Kuvend, është kundërthënës dhe problematik, por dhe tha se ai duhet të ndryshohet.

Millanov i përfaqëson të akuzuarit Igor Durlovskin, Munir Pepiq dhe Ljupço Dimovskin.

“Në lidhje me tre të akuzuarit të cilët i përfaqësoj, mendoj se ligji duhet të ndryshohet. Në lidhje me Pepiq urdhri i tij nuk ka qenë që të shkohet në Kuvend, por të ndiqet protesta. Vetëm se personi që e ka ndjek ka hyr në Kuvend, obligimi i tij ka qenë të hy. Nuk ka asnjë lidhje zyrtare me Kuvendin”, tha Millanov.

Sipas tij, zbatimi i Ligjit për amnisti do të ballafaqohet me probleme kur do të interpretohen veprimet e të akuzuarve./Telegrafi/

Exit mobile version