Ushtarët e Hezbollahut që afrohen pranë kufirit izraelit “do të shënjestrohen”, ka deklaruar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerali Herzi Halevi.
Në një mesazh në platformën X (ish-Twitter), Halevi tha se luftimet në Liban kanë qenë “shumë vendimtare”, por zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit “do të jetë edhe më vendimtar”.
“Elementet e Hezbollahut që afrohen pranë forcave tona, zonës kufitare, apo fshatrave në zonën që kemi përcaktuar – do të shënjestrohen”, u shpreh ai.
🇮🇱 IDF: The Chief of the General Staff: “The activity in #Lebanon was very determined, the enforcement of the #ceasefire agreement will be even more determined”
Attached is a video from the remarks of the Chief of the General Staff, LTG Herzi Halevi#IDF #HerziHalevi pic.twitter.com/58GhKcWHrv
— The Global South Post (@INdEptHGlobal) November 27, 2024
Gjenerali theksoi se Izraeli nuk synon të zhvillojë një luftë të zgjatur për muaj të tërë dhe të zhvendosë banorët nga shtëpitë e tyre, pa siguruar që ata të kthehen të sigurt.
Ai shtoi gjithashtu se forcat e vendosura në terren do të jenë të parat që do të përballen me këdo që përpiqet të kthehet në fshatrat në një gjendje sfide.
“Ne po përgatitemi dhe po marrim masa për mundësinë që kjo situatë të mos zbatohet. Do të rishikojmë analizën, do të marrim hapa më të rreptë, ata do të jenë më të fortë, dhe jemi shumë të vendosur për të zbatuar rregullat dhe për të krijuar një realitet krejtësisht të ndryshëm për banorët e veriut”, përfundoi ai.
Ndryshe, kabineti i sigurisë së Izraelit, presidenti amerikan, Joe Biden kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se sot ka hyrë në fuqi marrëveshja e armëpushimit midis shtetit izraelit dhe Libanit. /Telegrafi/