Telegrafi

Miliarderi befason fansin me një orë të shtrenjtë, videoja bëhet virale

Kryetari i Lulu Group, MA Yusuff Ali së fundmi ka befasuar një nga fansat e tij, Effin M, me një dhuratë të veçantë – një orë Rado.

Një video emocionuese e shpërndarë në rrjete sociale kap momentin kur ai takoi biznesmenin miliarder dhe e përshëndet ngrohtësisht përpara se të merrte dhuratën.

Si një gjest dashamirës, ​​Ali i dhuroi Effin një orë luksoze Rado e cila mund të kushtojë deri në 200 mijë euro, përcjell Telegrafi.

“Surprizë nga Yusuff Ali Sir”, ka shkruar ai teksa ka shpërndarë videon në Instagram.

Duke reaguar ndaj videos, një përdorues shkroi: “E meriton vëlla”.

Ndryshe, Yusuff Ali është kryetar dhe drejtor menaxhues i Lulu Group, i cili zotëron zinxhirin LuLu Hypermarket në mbarë botën dhe LuLu International Shopping Mall.

Pasuria e tij neto i kalon 8.9 miliardë dollarë, sipas Forbes. /Telegrafi/