Milani ka zyrtarizuar tashmë dy transferimet e reja të bërë gjatë ditës së djeshme (e enjte), Samuel Castillejon dhe Diego Laxaltin.
Rossonerët nuk kanë të ndalur as në këtë afat kalimtar, pasi kanë ardhur zyrtarizimet e radhës të klubit nga San Siro.
Është sulmuesi spanjoll, Castillejo i ardhur nga Villarreali dhe uruguaiani Laxalt i ardhur nga Genoa.
Klubi italian ka zyrtarizuar tashmë transferimet e tyre me anë të faqes së tyre zyrtare.
“Milani është i kënaqur të lajmëroj nënshkrimin me sulmuesin spanjoll Samuel Laxalt dhe mesfushorin uruguaian Diego Laxalt, nga Villarreali, respektivisht Genoa”.
Official Announcement: Samuel Castillejo and Diego Laxalt ⬇https://t.co/NJQqGEFIPB
— AC Milan (@acmilan) August 17, 2018
“Të dy lojtarët i janë bashkuar klubit në baza të përhershme”.
“Me nënshkrimin e lojtarëve si Bakayoko, Castillejo dhe Laxalt, AC Milan përfundoi transferimet e tyre në hyrje për këtë afat kalimtar të verës”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Milani gjithashtu njofton se ka arritur marrëveshje të përhershme për Carlos Baccas te Villarreali dhe Gianluca Lapadula te Genoa.
Prezantimi i transferimeve të reja të Milanit do të ndodh nga ora 15:00 në objektet e klubit. /Telegrafi/