Site icon Telegrafi

Milani i thotë Theo Hernandezit se ai mund të largohet në janar

Theo Hernandezit dhe shoqëruesit të tij iu tha se ai mund të largohet nga Milani në janar nëse paraqitet një ofertë e përshtatshme, mes interesimit të Manchester Unitedit.

Mbrojtësi i majtë u la në bankë pa minuta në barazimin 0-0 me Genoan këtë fundjavë në Serie A, pasi trajneri Paulo Fonseca kishte kritikuar ashpër disa lojtarë që nuk ‘kishin dhënë gjithçka’ në çdo ndeshje.

Tifozët kanë bërë edhe ofendime ndaj lojtarit, i cili është një nga kapitenët e ekipit për këtë sezon.

Agjenti i tij Manuel Quilon fluturoi dje për një takim me drejtuesit e Milanit, por u tha gazetarëve jashtë selisë së klubit se ata “nuk kishin folur” për kontratë të re.

Lexo po ashtu "Ai dëshiron të qëndrojë dhe të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin" - flet agjenti i Theo Hernandez

Edhe pse Quilon përsëriti se Theo Hernandez “dëshiron të qëndrojë” dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re, disponimi në kampin e Milanit thuhet se është shumë i ndryshëm.

Sipas ekspertit të Tuttomercatoëeb, Marco Conterio, ndërsa kuqezinjtë i kanë ofruar atij një marrëveshje të re me vlerë 5 milionë euro plus bonuse, ata gjithashtu informuan Theo Hernandez se ai mund të largohet që në janar nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Kjo do të alarmojë Manchester Unitedin, i cili duket se ka më shumë qëllim për të bërë një ofertë për francezin. /Telegrafi/

Exit mobile version