Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani ka pyetur për portierin Mike Maignan që luan te Lille dhe kushton 18 milionë euro.
Portieri francez shihet si alternativë për Gigio Donnarumman, nëse italiani nuk do dështon të nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Rossonerët.
Agjenti i tij Mino Raiola mund të takohet me drejtuesit e Milanin sot, por një marrëveshje mes dy palëve duket ende larg.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani ka pyetur për Maignan i cili luajti me Zlatan Ibrahimovic në PSG në sezonet 2013-14 dhe 2014-15.
Rossonerët nuk i kanë filluar ende bisedime zyrtare për të nënshkruar me francezin, por u është thënë që çmimi i tij është mes 17 dhe 18 milionë eurove.
Zgjatja e kontratës së Donnarumma mbetet një përparësi për Milani, por klubi po shikon alternativat nëse nuk arrihet marrëveshja.
Donnarumma thuhet se ka refuzuar dy oferta deri më tani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KKUVqlZkMp0