Site icon Telegrafi

Milani projekton transferimin e Naby Keitas si futbollist të lirë

Naby Keita do të largohet nga Liveprooli në fund të këtij sezoni pas pesë viteve qëndrim në Anfield.

Mesfushori afrikan është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe nuk e ka pranuar rinovimin.

28-vjeçari ka vendosur për një aventurë të re në karrierën e tij dhe ai është në krye të dëshirave të Milanit për repartin e mesfushës.

Rossonerët kanë pasur tanimë kontaktet e para me agjentët e lojtarit duke i pyetur për kushtet që ai kërkon.

Megjithatë Milani në Serie A ka konkurrencën edhe të rivalëve lokal Interit për të nënshkruar me mesfushorin nga Guinea.

Por Keita mund të rikthehet edhe në Bundesliga, ku kaloi dy vite te RB Leipzig.

Lexo po ashtu Liverpooli revolucion total: Largohen pesë lojtarë, kontratat e të cilëve skadojnë në verë

Pikërisht ish-skuadra e tij Leipzig si dhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për të.

Gjithsesi largimi i tij nga Anfield është tanimë i sigurt dhe mesfushori afrikan së shpejti pritet të vendos për skuadrën e tij të re. /Telegrafi/

Exit mobile version