Telegrafi

Milani pranon ofertën klubit anglez për Baccan?

Carlos Bacca raportohet se është i gatshëm për të kaluar te West Hami nga Milani.

Sipas MediasetPremium, futbollisti ka pranuar pagë më të madhe nga anglezët, pas dështimit të negociatave të para dhe tani është në bisedime të avancuara për të kaluar në Angli.

Ekipi i Slaven Bilic ka ofruar kontratë pesëvjeçare me pagë prej katër milionë eurove për sezon.

Rossonerët thuhet se tashmë kanë pranuar ofertën prej 30 milionë eurove.

Ai ishte golashënuesi më i mirë i Milanit në Serie A sezonin e shkuar me 18 gola.