Site icon Telegrafi

Milani në kërkim të një sulmuesi të ri, katër emra në listën e Rossonerëve

AC Milan e ka nisur për mrekulli këtë edicion në Serie A, ku kanë marrë gjashtë fitore e një barazim.

Por Rossonerët duan ta përforcojnë në janar edhe më shumë repartin ofensivë dhe bordi i klubit po punon për afrimin e një sulmuesi të ri.

Duke marrë parasysh lëndimet e shpeshta të Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud, drejtuesit e klubit duan një sulmues të ri dhe të rëndësishëm edhe për të ardhmen.

Calciomercato ka raportuar se katër emra janë në listën e Rossonerëve, ku njëri nga ta do ta transferohet në San Siro.

Sulmuesi suedez, Alexander Isak është kandidati kryesor, pasi ai ka shkëlqyer në vitet e fundit me Real Sociedad.

Vlera e suedezit sillet rreth 45 milionë euro.

Në listën e dëshirave të Rossonerëve janë edhe emra të tjerë si Dusan Vlahovic, Timo Werner dhe Jonathan David.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Rossonerët do të transferojnë sulmues në janar dhe njëri nga emrat e lartëpërmendur do të transferohet në San Siro. /Telegrafi/

Exit mobile version