Site icon Telegrafi

Milani në bisedime të avancuara me Ilkay Gundogan

Milani thuhet se është në bisedime të avancuara me mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, i cili është në dispozicion si lojtar i lirë nga 1 korriku.

Kontrata e gjermanit skadon në fund të qershorit dhe sipas gazetës Il Corriere dello Sport, Rossonerët kanë hapur bisedimet me mesfushorin me përvojë.

Barcelona po negocion gjithashtu me 32-vjeçarin, por sipas gazetës italiane, Milani është në ‘bisedime të avancuara’ me ish-yllin e Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Xavi flet për transferimet e mundshme të Bernardo Silva dhe Gundogan

Gazetari Fabio Mandarini shkroi në edicionin e sotëm (e shtunë) se kuqezinjtë janë ‘të sigurt’ se Gundogan do të transferohet në San Siro gjatë kësaj vere.

Megjithatë, mesfushori gjerman do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas finales së Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme kundër Interit në Stamboll.

Lexo po ashtu Arsenali synon të fitojë garën për transferimin e Gundoganit

Për Gundogan interesim ka shprehur edhe Arsenali, ndërsa nuk përjashtohet rinovimi me Cityn.

Milani njoftoi zgjatjen e kontratës së Rafael Leaos të premten dhe tashmë ka siguruar dy nënshkrimet e para për sezonin e ardhshëm, me Daichi Kamada dhe Marco Sportiello që i bashkohen klubit si transferime të lira në korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version