Site icon Telegrafi

Milani në bisedime të avancuara me agjentin e Botman

Sven Botman vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Milanit për repartin e mbrojtjes.

Rossonerët tentuan afrimin e holandezit edhe në janar, por ofertat e tyre të njëpasnjëshme u refuzuan nga skuadra franceze Lille.

Vet lojtarit i pëlqen të luaj te Milan dhe për këtë ka refuzuar edhe ofertën nga skuadra angleze Newcastle United.

Mediat italiane kanë raportuar se agjenti i lojtarit Nikkie Bruinenberg ka qenë i pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan – Lazio dhe pas saj ka biseduar me Maldinin dhe Massaran.

Marrëveshja mes palëve duket shumë afër, pasi Botman ka kërkuar transferimin te Milan dhe Rossonerët e duan atë.

Sa i përket marrëveshjes personale mes palëve nuk duket se do të ketë problem, por Milani duhet ta bind edhe Lillen për holandezin.

Klubi francez do ta lejoj largimin e qendërmbrojtësit vetëm nëse paguhet një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version