Milani ka fituar në udhëtim te Cagliari me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.
Rossonerët kanë vazhduar me fitore në kampionat dhe kanë bërë një hap të madh në garën për Scudetto, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të sezonit.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Milanit, të cilët krijuan më shumë dhe menaxhuan lojën.
Megjithatë, përkundër disa rasteve, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.
Still deadlocked after the first 45', give it your all after the break lads! 💪
Il primo tempo si chiude sullo 0-0. Dopo l'intervallo dobbiamo dare tutto! 💪#CagliariMilan #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/j5jHKpexts
— AC Milan (@acmilan) March 19, 2022
Në pjesën e dytë, Rossonerët i rriten sulmet dhe menaxhimin e lojës, teksa gjeten edhe golin e fitores.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Ismael Bennacer, i cili nga distanca shënoi një supergol për rezultat 1-0.
Deri në fund pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa u ndryshuar shifrat dhe Milani mori një fitore të madhe në luftën për titull.
#CagliariMilan: mission accomplished ✅
Missione compiuta alla Domus Arena 🔴⚫#SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/YIPOuaczz1
— AC Milan (@acmilan) March 19, 2022
Me këtë fitore, Milani e sheh veten në pozitën e parë me 66 pikë apo tri më shumë se Napoli i dyti, ndërsa Cagliari renditet i 17-ti me 25 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët e presin Bolognan, ndërsa Cagliari udhëton te Udinese. /Telegrafi/
🎥 | Bennacer’s goal against Cagliari pic.twitter.com/Ia3yGr6rJI
— Milan Eye (@MilanEye) March 19, 2022