Brahim Diaz do të rikthehet te Real Madridi përkundër shkëlqimit te Milani.
Kampioni në fuqi i Italisë nuk e ka të drejtën e blerjes së futbollistit dhe drejtuesit madrilen duan ta mbajnë në Santiago Bernabeu mesfushorin spanjoll.
Por largimi i Diaz drejt Realit të Madridit duket se i ka prishur shumë punë Milanit, me kuqezinjtë që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për sa i përket rolit të mesfushorit ofensivë.
Talenti belg Charles De Ketelaere ende nuk ka arritur pritshmëritë dhe kësisoj Paolo Maldini është duke kërkuar një zëvendësues të denjët për Brahim Diaz.
Siç raporton mediumi italian ‘Calciomercato’, kampionët e Italisë kanë nisur bisedimet me RB Leipzig për mesfushorin hungarez Dominik Szoboszlai si zëvendësues të Diaz.
22-vjeçari hungarez ka dy vite që është pjesë e Leipzig dhe klubin gjerman e ka parë vetëm si një trampolinë për të bërë një hap të madh në karrierë.
Szoboszlai këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me Leipzig ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në 12 të tjerë.
Për të arritur te hungarezi, Milanit do t’i duhet të shpenzojë një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/