Ruben Loftus-Cheek vazhdon të mbetet prioritet i Milanit për repartin e mesfushës.
Mesfushori anglez do të largohet në verë nga Chelsea, pasi dëshiron një aventurë të re dhe një klub ku mund të luaj rregullisht.
Milani po e kërkon tani e një vit transferimin e anglezit, por pa gjetur marrëveshje me Chelsean.
Calciomercato ka raportuar se bisedimet mes palëve janë duke vazhduar, por kërkesa e Chelseat prej 25 milionë eurove për lojtarin po konsiderohet e lartë nga Milani.
Rossonerët i kanë bërë me dije londinezëve se janë të gatshëm të paguajnë deri në 18 milionë euro për transferimin e reprezentuesit anglez në San Siro.
Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet së shpejti një marrëveshje që Loftus-Cheek t’i bashkohet Milanit.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje zyrtare me Chelsean, ku ka asistuar në dy gola. /Telegrafi/