Site icon Telegrafi

Milani ka arritur marrëveshje me top mesfushorin francez – tani duhet ta bind klubin e tij ta lirojë

Milani raportohet se ka dërguar ofertën e parë formale në drejtim të klubit francez Monaco për transferimin e mesufshorit Youssouf Fofana.

Ditë më parë u raportua se ‘Rossonerët’ kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me lojtarin sa i përket kushteve personale.

Sipas përditësimeve të ndryshme nga Calciomercato, Milani ka dërguar një ofertë prej 12 milionë eurosh plus bonuse të ndryshme për reprezentuesin francez.

Dy klubet ende nuk kanë arritur një marrëveshje dhe Monaco po qëndron stoik ndaj kërkesave të saj për të paguar 25 milionë euro për Fofanan, përkundër faktit që ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës.

Nëse Milani nuk merr aprovimin e Monacos pas ofertës së parë, Calciomercato raporton se ata nuk pritet të dërgojnë një ofertë të dytë.

Sa i përket anës së lojtarit, ai është i etur që t’i bashkohet projektit të Milanit dhe të luajë me disa prej kolegëve të tij tek Franca, Theo Hernandez dhe Mike Maignan.

Raportimet më herët gjatë kësaj jave kishin konfirmuar se Milani i ka ofruar Fofanas 3.5 milionë euro për sezon, që do thotë 1 milionë euro më shumë se sa fiton ai aktualisht tek Monaco.

Kontrata pritet që të nënshkruhet minimumi për katër vite, por që Milani ta ketë mundësinë e zgjatjes së saj edhe për një sezon tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version