Naby Keita do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori afrikan është futur në muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke vendosur të largohet si futbollist i lirë.
Mediumi anglez The Mirror ka raportuar se Milani është futur në garë për transferimin Naby Keitas, pasi Rossonerët kanë nevojë të përforcohen në repartin e mesfushës.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e pëlqen shumë mesfushorin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në San Siro.
Paolo Maldini ka kontaktuar agjentët e futbollistit për të diskutuar rreth kushteve që kërkon Keita.
28-vjeçari këtë edicion nuk ka pasur shumë hapësira, por ka vuajtur edhe nga lëndimet dhe për këtë arsyeje ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje.
Përveç Milanit në garë për Keitan janë edhe Roma, Inter, RB Leipzig dhe Monaco. /Telgrafi/