Site icon Telegrafi

Milani garon me Liverpoolin dhe Man Cityn për shërbimet e sensacionit të RB Salzburgut

Liverpooli dhe Manchester City janë të interesuara për sulmuesin e RB Salzburg, Noah Okafor.

Sky Deutschland raporton se dy skuadrave angleze u është bashkuar tani edhe Milani që i do shërbimet e tij.

Dhe një betejë e janarit mund të ndizet për reprezentuesin zviceran, me Salzburgun të përgatitur për të shitur në janar.

Nëse do të paraqitej një ofertë prej 35 milionë euro, Salzburgu do të ishte i hapur për negociata.

Nga ana e tij, Okafor ndihet gati për të bërë hapin e madh në karrierë në vitin 2023, derisa do t’i shikojë opsionet më të mira.

Por, Milani e di se nuk mund të shtyhet financiarit me dy gjigantët angleze, ndërsa lojtarit mund t’i ofrojë vendin e titullarit në skuadër, për dallim nga City e Liverpool. /Telegrafi/

Exit mobile version